Afrim Kacaj sjell programin “Tingalin” në IPhone
Një tjetër arrtitje e një shqiptari të diasporës në Amerik, këtë herë nga fusha e teknikës. Është fjala për inxhinerin elektronik Afrim Kacaj. Programi i krijuar prej tij, Tingalin, sjell në mënyrë virtuale në jete instrumentin popullor të çiftelisë në dy nga paisjet më të kerkuara dhe tejet të përfoluara së fundmi në mbare botën, Iphone dhe Ipod Touch. Programi i inxhinierit të elekronikes Afrim Kacaj, që ka dalë në tregjet botërore në muajin shtator përmes kompanisë Apple, ofron mundësinë për këdo që të bëhet ekspert i kësaj vegle muzikore, si dhe të argetohet në të njejtën kohë permes dy melodive që vijnë me programin. Me këtë arritje, Afrim Kacaj ka realizuar futjen e një pjesëze të kulturës shqiptare në botën e pafundme elektronike botërore.















ev hallall t koft jaran
Bravo shum mire..